19 Qershor 2021

Kuvendi i Kosovës shënoi ditën Ndërkombëtare të Tokës

Prishtinë, 22 prill - Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-in dhe NDI-në, shënuan sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës. 

Iniciativës së komisionit për të shënuar këtë ditë (e cila sot shënon  dyzet vjetorin e saj), iu bashkëngjitën shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. 

Me këtë rast, ata mbollën fidanë dhe lule në hapësirat  e oborrit të Kuvendit, në rrugën e UÇK-së dhe Nëna Terezë . Me rastin e kësaj dite, edhe sheshit Skënderbe iu shtuan lulet dhe fidanët e njomë.

Kryetari i komisionit Naser Rugova, duke përshëndetur përfaqësuesit e UNDP-së dhe NDI-së për ndihmën e vazhdueshme që i ofrojnë komisionit me këtë rast tha se, kjo iniciativë, megjithëse simbolike, shënon rëndësinë dhe domosdoshmërinë që secili prej nesh të veprojë më me ngulm, për mbrojtjen e Tokës dhe ambientit. Me këtë rast japim mesazhe për njerëzit, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe për ekonominë ,që të mos mendojnë vetëm për eksploatimin ekonomik të Tokës, por edhe për ruajtjen e saj dhe të ambientit, ka theksuar Rugova. 

Gjat prononcimit të tij për media, Rugova më tej shtoi se, miratimi i ligjeve përkatëse që do të mbrojë biodiversitetin, natyrën dhe ambientin, janë detyra parësore të institucioneve tona.

Tetsuo Kondo, zëvendësdrejtor i UNDP-së tha se:” jemi krenarë që si Organizatë Ndërkombëtare Zhvillimore kemi mundësin të përkrahim Kuvendin e Kosovës, duke premtuar ndihmë edhe në të ardhmen”, ka theksuar Tetsuo Kondo, zëvendësdrejtor i UNDP-së. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)