09 Dhjetor 2021

Kryeministri Thaqi i dhuron një traktor familjes Jorgić

Prishtinë, 19 shkurt - Sot këshilltari i Kryeministrit dhe njëherazi edhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, Srdjan Sentić, ia dorëzoi çelësat e traktorit familjes së Dušan Jorgić, pjesëtar i komunitetit serb nga Lipjani, dhuratë kjo e premtuar më parë nga Kryeministri, respektivisht nga Qeveria e Kosovës.

Në ceremoninë modeste të dorëzim-pranimit të çelësave të traktorit përveç Srdjan Sentić, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Florent Hoxha si dhe familjarë të familjes Jorgić.

z. Sentić gjatë dorëzimi të çelësave theksoi: “Kryeministri i Kosovës së bashku me Ambasadorin e Amerikës në Kosovë pas vizitës në familjen tuaj, më ka njoftuar se keni shprehur nevojën për mjete teknike për punimin e tokës, respektivisht se keni nevojë për një traktor. Meqë Kryeministri Thaçi si rezultat të agjendës së caktuar më parë, nuk pati mundësi të jetë sot këtu personalisht, në emër të tij jam këtu që t’ju dorëzoj çelësat e traktorit, si ndihmë e Qeverisë, me dëshirë që i njëjti t’ju shërbejë për përmirësimin e kushteve të jetës”.

Më tutje, Sentić  veçoi gatishmërinë e përkrahjes së Zyrës së Kryeministrit, në zbatimin e projekteve prioritare në Komunën e Lipjanit, të cilat do të orientohen në forcimin komuniteteve dhe promovimin e multietnicitetit dhe tolerancës.

Ai më tej bëri të ditur se ndër nevojat urgjente që janë parashtruar nga qytetarët dhe komuna e Lipjanit, është edhe investimi në ndërtimin e kanalizimit në lagjen ku përveç familjes Jorgić, jetojnë edhe familje tjera të komunitetit serb dhe komunitetit shqiptar.

“Zyra për Çështje të Komuniteteve së bashku me Komunën e Lipjanit do të shqyrtojë mundësinë e bashkëfinancimit të këtij projekti”, tha Sentić.

Ndërsa, zëvendëskryetari i komunës së Lipjanit, Florent Hoxha në fjalimin e tij tha se “Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që të gjithë qytetarëve të kësaj komune t’ju sigurojë një jetë sa më të mirë, dhe te gjitha shqetësimet tuaja dhe problemet infrastrukturore t’i realizojë në një të ardhme të afërt”.

Meqenëse, me 4 nëntor të vitit 2009, gjatë një vizite që Kryeministri Thaçi i bëri Komunës së Lipjanit dhe familjes Jorgić që jeton në këtë komunë, Kryeministri Thaçi i kishte premtuar z. Jorgic që do ta  ndihmojët me pajisje për bujqësi, në mënyrë që t’i përmirësojë kushtet e jetesës dhe të mirëqenies sociale, gjë që edhe u realizua.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)