28 Mars 2024

Kryeministri Thaçi sot hap fushatën e korrje shirjeve

Prizren, 8 korrik - Kryeministri i Republikës së  Kosovës Hashim Thaçi do të bëjë hapjen solemne të fushatës së korrje shirjeve në fshatin Korishë të komunës së  Prizrenit.

Në hapjen zyrtare do të jetë i pranishëm edhe. Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike dhe shoqërore të Kosovës  dhe fermerë të këtij rajoni.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë subvencione në vlerë pre  500.000 euro për derivatet e naftës, me qëllim që çmimi i korrje-shirjeve të jetë më i lirë dhe unik në tërë territorin e Kosovës.

Në tërë Kosovën sivjet me drithëra të bardha  pritet të korren  gjithsej 76 mijë hektarë, kurse të angazhuar për korrje shirje do të jenë  1352  autokombajna.

Për korrje-shirjet e sivjetme secilit autokombajner  i nevojiten së paku 1.120 litra naftë për korrjen e  56 hektarëve dhe  çdo autokombajner do të ketë subvencion 30%  më lirë në çmimin kushtues për litër të naftës  për fushatën e korrje shirjeve.

Këtë subvencion edhe sivjet e jep Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht MBPZHR-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)