23 Tetor 2021

Kosova dhe Hungaria nënshkruajn Memorandum Mirëkuptimi në bujëqsi

Prishtinë, 31 mars -  Ministri i Ministrisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës  z. Idriz Vehapi dhe ministri i  Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë Jozef Graf kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë dhe Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural i Republikës së Kosovës    kanë konfirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunim  midis ministrive që të   përmbushin interesat ekonomike të të dyja vendeve.

Pala Hungareze do të themelojë një ekip ekspertesh për të ndihmuar kërkesën e BE – së të institucioneve të Republikës së Kosovës, në formë konsultative, e veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit kombëtar lidhur me fushat e legjislacionit evropian, e veçanërisht  duke theksuar prioritetet në këtë proces;  përforcimi i strukturës institucionale përmes ndërtimit të kapaciteteve, gjë që nënkupton sigurimin e implementimit të ligjeve si dhe pregatitjeve profesionale dhe zhvillimin e shërbyesve civilë në fushën e programit  IPARD dhe Organizimin e Agjencisë për Pagesa (në të ardhmen agjencia e IPARD).

Po ashtu edhe  implementimi i politikave rurale të Unionit Evropian, e veçanërisht masat të cilat janë të nevojshme për të arritur një konkurrencë më të mirë të produkteve bujqësore dhe krijimi i mundësive për punësim në zonat rurale;   koordinimi i asistencës së jashtme, e veçanërisht për një shfrytëzim më të mirë të instrumenteve financiare të BE – së duke përfshirë programin lokal dhe kombëtar si dhe lidhur me këtë, informatat publike lidhur me procesin e BE – së;  implementimin e përbashkët të iniciativave dhe aktiviteteve në inkurajimin e arritjeve të të dyja palëve në shfrytëzimin më të mirë të instrumentit financiar për zhvillimin rural para hyrjes në BE.

Palët kontraktuese do të përqendrohen në bashkëpunimin për agro mjedis dhe përmirësim në shfrytëzimin e  tokës, regjistrimin e tokës; menaxhimi i resurseve ujore për qëllimet bujqësore; menaxhimi i resurseve pyjore; përmirësimi i procesit dhe tregtimi i produkteve bujqësore etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)