25 Prill 2024

Komuna e Gjilanit monitoron pyjet përmes Dronit

Gjilan, 16 dhjetor - Me avancimin e teknologjisë janë krijuar kushtet për monitorimin e pyjeve përmes dronit.

Komuna e Gjilanit duke parë nevojën për një monitorim dhe kujdes më të mire të pyjeve ka pa të arsyeshme të furnizohet me një dron i cili do të shërben për mbikëqyrjen sa më efikas të hapësirave pyjore.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Sektori Pylltarisë me kompetencat e deleguara monitoron mbi 20.000 hektarë pyje në pronësi shtetërore dhe private.

Udhëheqësi sektorit të Pylltarisë në Komunën e Gjilanit thotë se dronin që kemi marë do të jetë një lehtësim dhe ndihmesë e madhe për Sektorin e Pylltarisë i cili do të përdoret për monitorimin dhe kapjen e prerësve ilegal të pyjeve ,në sezonin  veror për identifikimin dhe parandalimin e zjarreve dhe destinime të tjera që shërbejnë në sektorin e Pylltarisë.

Droni i takon teknologjisë së avancuar e cila ka fushëveprim deri në 10 Km vijë ajrore, gjirimi dhe fotografimi terrenit.

Shpresojmë se shembulli Komunës së Gjilanit do të jetë prioritet edhe për komunat të tjera
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)