19 Prill 2024

Komisioni rekomandoi shtimin e buxhetit për Bujqësinë

Prishtinë, 21 mars - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i këtij komisioni, u shqyrtua Projektligji i buxhetit të Kosovës për vitin 2011  lidhur me mjedisin dhe bujqësinë. 

Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, dhe sekretari i përhershëm i Ministrisë së  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Kapllan Halimi.

Gjatë debatit, anëtarët e Komisionit shtruan një varg pyetjesh për ministrin e Planifikimit dhe sekretarin e Bujqësisë, të cilët dhanë shpjegimet e tyre lidhur me interesimin e anëtarëve të Komisionit.

Ata thanë se buxheti i dedikuar për këto dy ministri nuk është i mjaftueshëm për projekte kapitale, por trendi i rritjes së buxhetit për këto dy ministri është shpresëdhënës.

Ata thanë se këto ministri llogarisin në komunitetin e donatorëve të ndryshëm, siç është Këshilli i Evropës (KE) dhe donatorë të tjerë, në mënyrë që ministritë të jenë funksionale dhe të suksesshme.

Ndërkaq, anëtarët e Komisionit, duke vlerësuar se buxheti i dedikuar për këto ministri është në kundërshtim me idenë e zhvillimit në këta dy sektorë, vendosën që t’i rekomandojnë Komisionit për buxhet dhe financa t’i propozojë Qeverisë  shtimin e buxhetit për këto dy ministri.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)