25 Tetor 2021

Jetësimi i Strategjisë së Kosovës për Zhvillimin e Bujqësisë

Prishtinë, 17 mars - Në Prishtinë po vazhdon raundi i ri i Dialogut të Procesit për Stabilizim Asocimit (DPSA) ku me theks të veçantë janë diskutuar  çështjet bujqësore, në veçanti në jetësimin e Strategjisë së Kosovës  për Zhvillimin e Bujqësisë. 

Në fokus të interesimi të këtij procesi ishte zhvillimi i ekonomisë rurale dhe ngritja e cilësisë së prodhimtarisë në bazë të normave të BE-së, por edhe si do të kalohen pengesat me të cilat po ballafaqohet ekonomia rurale e Kosovës, sikur që janë qasja në kredi, financim apo nevoja për konsolidim të tokës. 

Dialogu është zhvilluar midis autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian. Gjatë dy ditëve, sa do të zgjasë  ky sesion, në mbledhjet sektoriale pjesëmarrrësit do të shqyrtojnë progresin në fushën e bujqësisë, peshkatarisë, pylltarisë dhe sigurisë së ushqimit. Kjo nxit edhe diskutimin në zhvillimin e bujqësisë organike të sektorëve të verës në Kosovë.

Disa prej pikave të diskutimit, sikurse që janë kontrolli fitosanitar në kufi apo statistikat bujqësore, do të ndikojnë në kapacitetin e Kosovës për të hyrë në marrëveshje tregtare me BE-në, të cilat BE-ja si e tërë i ka rekomanduar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)