28 Mars 2024

ICK dhe UNDP organizojnë Panairin e Gjelbër me biznese vendore start-up

Prishtinë, 11 maj - Innovation Centre Kosovo (ICK) bashkë me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara  (UNDP) në Kosovë janë duke organizuar një Panair të Gjelbër të Bizneseve Start-up që do të  mbahet sot në Prishtinë.

Panairi është pjesë e fushatës Kosovo Earth Days (Ditët e Tokës në Kosovë) dhe do t'i mbledhë 13 biznese të gjelbra vendore, duke vënë në pah qasjet briliante të gjelbra, eko dhe të qëndrueshme të startup-eve, bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe të organizatave të shoqërisë civile që do të prezentojnë shërbimet dhe produktet e tyre.

Aktiviteti synon të theksojë rolin kyç të sektorit privat si katalizator i tranzicionit të gjelbër në ekonominë e Kosovës dhe po ashtu do të shpalosë nisma të gjelbra të vogla dhe të mesme që tashmë ekzistojnë.

Pjesë e ngjarjes do të jetë edhe një prezentim i shkurtër rreth potencialit të energjisë diellore në Kosovë.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë deri në orën 15:00. Organizimi mbështetet nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Ambasada e Suedisë, Zyra e Bashkimit Evropian dhe USAID.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)