29 Mars 2024

Haziri konfirmon mbështetjen ndaj fermerëve që janë prekur nga pandemia

Gjilan, 28 prill - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku më nënkryetarin Arbër Ismajli dhe drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë vizituar serrat e familjes Rahimi në Malishevë, të cilët janë kultivues të fidaneve të ndryshme.

Haziri tha se është krenar me punën dhe angazhimin e kësaj familje, të cilët me duart e tyre, kanë arritur ta zhvillojnë këtë veprimtari.

“Kjo familje punon 12 muaj dhe në katër sezonet, prodhimet janë të gashtme për treg, duke furnizuar edhe prodhuesit e vegjël, por edhe të tjerët. Pandemia i ka prekur, sespse një pjesë e produkteve të marullës e sallatës. Do ta shikojmë mundësinë e zhdëmtimit, në mënyrë që të mos lejohet të preket interesi i kësaj familje bujqësore, që janë shembulli më i mirë”, ka thënë Haziri.

Kurse, në emër të familjes Rrahimi ka folur Nexhmedin Rrahimi, i cili e ka falënderuar kreun e Gjilanit për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes për ta përballuar pandeminë Covid-19.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të fshatit atje, Latif Maliqi, ka shprehur mirënjohje për Hazirin dhe ekipin e tij për angazhimin për t’i dalë në ndihmë fermerëve.

Në kuadër të vizitave në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar edhe fermerët të cilët po i shesin fidanet e marullës, kastravecave e specave, në lagjen Arbëria dhe në Iliria, të cilët u është mundësuar përmes shtandeve që u ka ofruar Drejtoria e Bujqësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)