19 Qershor 2021

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë

Prishtinë, 25 maj - Sot, me një demonstrim ajror nga aeroporti i Prishtinës, Zyra ndërlidhëse e KE-së dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë filluan shpërndarjen e parë të vaksinave orale për parandalimin e tërbimit te kafshët e egra. 

Projekti i Kontrollit dhe/ose zhdukjes së sëmundjeve të kafshëve në Kosovë  është pjesë e programit rajonal pesëvjeçar i financuar nga BE-ja që synon kontrollimin e tërbimit dhe etheve klasike të derrit në kafshët e egra. Kosova merr 5 milion EUR për këtë projekt, ndërsa për fazën e parë dyvjeçare BE-ja ka ndarë 1 milion EUR. 

“Është kënaqësi kur e sheh që Kosova është e gatshme të mbajë standarde të larta të shëndetit publik, është e interesuar për produkte të pastra ushqimore, bagëti të shëndoshë dhe i kupton kriteret e BE-së,” tha Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së. 

Të mërkurën, më 26 maj, aeroplanët do të fillojnë të shpërndajnë 300,000 sasi vaksine që do të hidhet në tërë pjesën rurale të Kosovës. Karremet të cilat përmbajnë vaksinën do të shpërndahen gjatë tri ditëve të ardhshme nga katër aeroplanë specialë me krahë të fiksuar të KFOR-it dhe ekipe të udhëzuara. 

Vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra parandalon përhapjen e sëmundjes te gjedhët, kafshët shtëpiak dhe njerëzit. Kjo vaksinë specifike është dëshmuar se është i vetmi mjet tërësisht efektiv për zhdukjen e kësaj sëmundjeje në Evropë. 

Shpalljet në radio për të paralajmëruar popullatën e Kosovën për hedhjen e vaksinës janë transmetuar një javë para fillimit të operacioneve. Shpalljet në radio janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë si të veprojnë me karremet e vaksinës dhe si t’i mbrojnë gjedhët dhe fëmijët nga kontakti i rastësishëm me vaksinën.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)