28 Mars 2024

Fillon implementimi i projektit për zhvillimin bujqësor- rural

Prishtinë, 28 shtator - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në mbështetje të Bankës Botërore, në vitin 2011 do të fillojë implementimin e Projektit për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural të Kosovës (PZHBRK).

Për qëllimet e këtij projekti, MBPZHR ka përgatitur draft-dokumentin “Vlerësimi mjedisor – Korniza për menaxhimin mjedisor”, i cili trajton problemet e ndryshme agromjedisore.

Me qëllim të kontributit në funksion të implementimit të këtij projekti, MBPZHR fton për bashkëpunim shoqëritë civile, fermerët, industritë përpunuese, furnitorët, shoqatat e specializuara për mbrojtjen e mjedisit, institutet kërkimore shkencore dhe palët e tjera me interes për dhënien e komenteve.

Draft-dokumenti është publikuar në web faqen e MBPZHR-së dhe është i hapur për diskutim deri më 08 tetor 2010.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)