19 Prill 2024

Fermerët Rahovecas, informohen për sigurimin e produkteve bujqësore

Prishtinë, 8 mars - Nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, fermerët Rahovecas, janë informuar lidhur me sigurimet e produkteve bujqësore.

Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të takimit i ka falënderuar fermerët për përgjigje në ftesë për tu informuar rreth programit për sigurime të produkteve bujqësore.

“Po i ceki dy dallimet të sigurimeve bujqësore që kanë të bëjnë me këtë vit dhe vitin e kaluar, në vitin e kaluar ministria e bujqësisë e ka subvencionuar sigurimit me 50%, në këtë vit për fatin e mirë e ka rritur subvencionimin në 75%."

"Poashtu këtë vit komuna do të jetë përkrah fermerëve dhe do të përkrah sigurimin diku 15 %, varësisht edhe buxhetit komunal, ndërsa 10 % i bie ta paguaj fermeri."

"Dallimi tjetër është se nga 6 produkte sa kanë qenë në vitin e kaluar, këtë vit është shtuar numri produkteve për sigurime e që janë 12 sosh. Ju lus që të nisni procesin e sigurimit bujqësore, është fat i mirë që nuk do të ketë kosto të madhe pavarësisht vështirësove tuaja që keni si fermer”, ka thënë drejtori Duraku.

Ndërsa, Yllka Sahatqija Specialiste e Financimit Bujqësor në IFC,  anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka thënë se Komuna e Rahovecit është komuna e parë që mbështet fermerët në sigurimin e produkteve bujqësore.

Çmimi mesatar per të siguruar produktet bujqësore është 102 euro për 1 hektar, 75 % e mbulon ministria e Bujqësisë, 15% komuna ndërsa 10 %  e mbulon fermeri, pra siç mund të shihini edhe në projektor, juve u bie të paguani jo më shumë se sa 12 euro për 1 hektar.

Kurse fermeri Habib Dina, kërkoj që të thjeshtohen nga institucionet relevante mënyra e përgatitjes së dokumenteve për të bërë sigurimin e produkteve bujqësorë, pasi që nëse duhet të plotësohen shumë dokumente, fermerët nuk kanë kohë të humbin duke vrapuar pas dokumenteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)