08 Maj 2021

Faton Peci pranon detyrën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Prishtinë, 23 mars - Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot e ka pranuar detyrën e ministri i ri, Faton Peci.

Pranim dorëzimi i detyrës është bërë në prezencë të zëvendës sekretarit të MBPZhR-së, Hasan Sejfijaj.

Ai e ka njoftuar ministrin e ri për zhvillimet e përgjithshme në këtë ministri, programet mbështetëse për sektorin e bujqësisë dhe projektet që janë në proces.

Kurse ministri Peci ka shfaqur gatishmërinë të punojë me të gjithë në funksion të ndihmës për sektorin e bujqësisë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se me angazhimin e përbashkët, imazhi i cenuar i MBPZhR-së me zhvillimet e fundit do të përmirësohet me punë konkrete dhe angazhim maksimal.

Ministri Peci ka potencuar se synim i tij mbetet fuqizimi i sektorit të bujqësisë, transparenca dhe respektimi i ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)