24 Prill 2024

FAO pret rritjen e prodhimit të drithit

Romë, 8 qershor - Prodhimi botëror i drithit sivjet do të duhet të rritet në nivel të ri rekord për shkak të mbjelljes së rritur dhe rendimentit të përmirësuar, por çmimet do të mbesin të larta për shkak të rezervave të pakta, bëri të ditur sot Agjencia për ushqim në KB (FAO).

Në parashikimin e parë për prodhimtarinë e sivjeme, FAO vlerëson se sivjet në botë do të prodhohen 2.315 miliardë tonë drith, që është për 3.5 për qind më shumë se vitin e kaluar, kur prodhimtaria shënoi rënie për një për qind.

Rezervat botërore të drithit do të duhet deri në sezonin 2011/2012 të rriten për 0.8 për qind në 494 milionë tonë, për dallim nga 534 milionë tonë, aq sa arrin në fund të sezonit 2009/2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)