28 Mars 2024

EULEX shqyrton rastin “Drenusha kundër Komunës së Vitisë"

Viti, 12 shkurt - Në Komunën e Vitisë janë dy lëndë në pritje, me të njëjtat palë: Shoqata e Gjuetarëve “Drenusha” dhe Komuna e Vitisë. Lënda e parë daton nga vjeshta e vitit 2008, pasi komuna e Vitisë kishte okupuar hapësirat të cilat përdoreshin nga Shoqata e Gjuetarëve “Drenusha”.

 

Më 19 maj 2009, pas kërkesës së bërë nga Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe Kryetari i Gjykatës Komunale në Viti, EULEX-i e mori përsipër këtë rast, i cili pothuajse ishte në fazën e përmbarimit, që do të thotë se vendimi ishte marrë nga gjykatësit vendas. Rasti i dytë ishte ngritur nga Komuna e Vitisë për themelimin e së drejtës së tyre pronësore për ngastrën dhe ndërtesën.

EULEX theksojn se rasti i parë ka të bëj me posedimin e ndërtesës dhe të ngastrës, d.m.th., një situatë faktike, që ndryshon nga rasti i dytë i cili është ngritur për të përcaktuar pronësinë e ngastrës dhe të ndërtesës, që do të thotë të drejtën e përcaktuar me ligj.  
 

1. Rasti i përmbarimit

Përmes dy vendimeve që ishin marrë nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë nga ana e gjykatësve vendas konstatuan se komuna e Vitisë ishte e obliguar të lirojë hapësirat e Shoqatës së Gjuetarëve “Drenusha” dhe t’ia kthejë shoqatës posedimin në fjalë duke përfshirë edhe ndërtesën. Këto lëndë janë vendosur në bazë të fakteve, në të dyja nivelet, qe janë analizuar dhe vendosur nga gjykatësit vendor. Pas të gjitha procedurave ligjore të mundshme, në fund vendimi mori formën e prerë. Duke marrë parasysh vështirësitë rreth zbatimit të këtyre vendimeve, EULEX-i e mori përsipër përmbarimin, me qëllim të garantimit që vendimet e gjykatësve do të ekzekutoheshin në pajtim me ligjin. Gjykatësi i EULEX-it i caktuar për këtë rast të përmbarimit, si të vetmen detyrë kishte përmbarimin e vendimeve të cilat tashmë ishin marrë nga gjykatësit vendor, pa ndonjë analizë mbi meritën e rastit. Për të kryer detyrën e tij, gjykatësi i EULEX-it lëshoi një urdhër për lirimin e ndërtesës në fjalë dhe për të mos pasur më pengesa në shfrytëzimin e saj të mëtejmë. 
 

2. Kërkesa për pronësinë

Më 13 mars 2009, komuna e Vitisë kishte paraqitur një kërkesë në Gjykatën Komunale të Vitisë me qëllim të konfirmimit të pronësisë së ngastrës 3259 kundër Shoqatës së Gjuetarëve “Drenusha” si mënyrë e vetme e pranueshme ligjore me qëllim të kontestimit të posedimit e cila tashmë ishte shpallur në një lëndë tjetër (sepse prona është thjesht më e fuqishme se posedimi).

EULEX-it i është kërkuar që të merr përsipër rastin dhe pas seancës dëgjimore të mbajtur më 8 shtator 2009, në të cilin palëve iu dha mundësia që të shprehin mendimet e tyre, nëse kishte apo nuk kishte bazë që gjykatësit e EULEX-it ta marrin këtë rast, ku ata jo vetëm që nuk kundërshtuan, por edhe u pajtuan që EULEX-i ta marrë këtë rast, ndërsa për gjykatës kryesues u caktua gjykatësi Vitor Hugo Pardal.

Të dyja palët u pajtuan që komuna e Vitisë ia kishte bartur ngastrën  Shoqatës së Gjuetarëve “Drenusha”. Dallimi ndërmjet palëve bazohet në atë se nën çfarë kushtesh ishte bërë kjo bartje. Komuna e Vitisë konsideron se kjo bartje është bërë me të drejtën e shfrytëzimit, ndërsa në kundërshtim me këtë, Shoqata e Gjuetarëve “Drenusha” konsideron se, bartja është bërë me të drejtën e pronësisë.

Gjykata, sipas detyrës zyrtare, i ka ftuar të dyja palët që të paraqesin si dëshmi Gazetën Zyrtare, kur ishte bërë bartja.

Gjykata do të vendosë në bazë të dëshmive të  paraqitura nga palët dhe në përputhje të plotë me ligjin e zbatueshëm. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)