10 Maj 2021

Edukohen gjeneratat e reja për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit

Prishtinë, 13 nëntor - Organizata Green Art Center - Prishtina “GAC”, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH vijojnë aktivitetet që kanë për qëllim edukimin e gjeneratave të reja për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetik për një jetë të shëndetshme.

Kësisoj, është mbajtur gara e radhës në nivel kombëtar mes të rinjve të shkollave në Kosovë sipas tematikës “Unë,Toka dhe e Ardhmja pas pandemisë”.

Në kuadër të kësaj gare mjedisore, kanë qenë pikërisht nxënës të shkollave nëpër Kosovë ku përmes punimeve të tyre plot ngjyra kanë ringjallur shpresë dhe vetëreflektim për një të ardhme ndryshe, më të gjelbër dhe pa ndotje.

Njëherësh,sikurse vihet re, rëndësia e edukimit të vazhdueshëm dhe promovimit të sjelljeve mjedisore tek të rinjtë duke ju përshtatur sfidave të krijuara në këtë periudhë pandemie, synon të vijojë përmes projekteve që GAC në partneritet me GIZ në Kosovë është duke u implementuar.

Ndër të tjerash, Znj.Beu-Muçaj themeluese e organizatës GAC, shprehet se përkundër rrethanave në të cilat gjendemi, implementimi i programeve që promovojnë vlerat mjedisore me qëllim edukimin e gjeneratave të reja dhe ndërtimin e një shoqërie të përgjegjshme ndaj mjedisit që na rrethon duhet të jetë një prej elementëve plotësues gjatë formimit intelektual të të rinjve në Kosovë.

Gjithashtu, Znj.Beu - Muçaj tregon se GAC me përkrahjen e GIZ-it gjerman në Kosovë, synohet që të ketë vijueshmëri të aktiviteteve që përfshijnë të rinjtë e shkollave në Kosovë që të mësojnë mbi mjedisin në përgjithësi dhe duke i inkurajuar ata që të jenë pjesë e promovimit të sjelljeve mjedisore në komunitet.

Sipas saj, GAC bashkarisht me GIZ-in ka lancuar tashmë video ligjëratat online të përdorshme si material didaktik edukativ për mësues, prindër e nxënës të ciklit të ulët dhe të mesëm si edhe është duke zhvilluar aktiviteteve të vazhdueshme më pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të të rinjve në Kosovë, normalisht duke respektuar rregullat për ruajtjen e shëndetit të të gjithëve.

Referuar garës aktuale nën tematikën “Unë, Toka dhe e Ardhmja pas pandemisë”, organizata GAC tregon se mbi 100 punime të nxënësve të shkollave janë prezentuar, ndër të cilët janë përzgjedhur edhe fituesit që do të marrin shpërblime në formë të materialeve didaktike për përdorim në shkollat që përfaqësojnë.

Sipas tyre, kjo formë e stimulimit ndihmon në të njëjtën kohë që të rinjtë nëpër shkolla të pajisen me mjete të nevojshme për zhvillim të orëve mësimore me kushte më të mira si edhe të rritet përgjegjësia për të kontribuar për komunitetin ku bëjnë pjesë.

Organizata GAC ndër vite zhvillon aktivitete që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit përmes programeve për edukim mjedisor dhe krijimit të klubeve të gjelbra në nivel nacional dhe zhvillimit të projekteve me fokus në mjedis të qëndrueshëm në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)