18 Qershor 2021

e-Tregu i gjelbër ‘AgromarketKS’ në ndihmë të fermerve

Prishtinë, 10 maj - e-Tregu i gjelbër “AgromarketKS” i cili ndërlidh fermerët nga komunat Gjakovë, Suharekë, Shtërpce dhe Partesh dhe të tjerë me blerës në mbarë Kosovën tani me është gati për regjistrim.

Agromarket KS është tregu i gjelbër virtual ku çdo konsumator mund të blejë pemë, perime, drithëra, bylmete dhe produkte tjera blegtorale direkt nga fermerët vendor.

Agromarket KS vjen si përgjigje ndaj rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19. Ky e-treg lehtëson blerjet për konsumatorët, pasi kursen kohën e tyre dhe shmang vizitat në tregje apo markete. Gjithashtu, shpalos për konsumatorët një listë të pasur me produkte të freskëta dhe të sigurta që ata mund t’i zgjedhin për shportën e blerjeve.

“Digjitalizimi i shitjeve dhe blerjeve është proces i kohës që po jetojmë. Agromarket KS pasuron peisazhin e ekonomisë digjitale në Kosovë, lehtëson jetën e konsumatorëve dhe u mundëson fermerëve dhe bizneseve që të reklamojnë dhe shesin e produktet e tyre më lehtë dhe të arrijnë tek një numër edhe më i madh i konsumatorëve”, thotë Myesere Hoxha nga kompania Sigma BMC që udhëheq projektin i cili mundësoi zhvillimin e këtij tregu digjital.

Agromarket KS është treg virtual ku konsumatorët kanë qasje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në produkte të freskëta nga fermat, por edhe në produkte speciale që prodhohen në këto zona. Ai është krijuar në mënyrë të tillë që të jetë lehtësisht i përdorshëm nga të gjithë, pa patur nevojë për njohuri të thelluara në përdorimin e platformave digjitale.

“Ftojmë të gjithë fermerët dhe blerësit përfshirë këtu individ, hotele, restorane, supermarkete dhe konsumator tjerë të pemëve frutore dhe perimeve të regjistrohen në www.agromarketks.com dhe të fillojnë shit-blerjet. Përmes shkëmbimit në këtë e-treg, blerësit përkrahin direkt fermerët vendor dhe njëherit kontribuojnë në zhvillim të ekonomisë lokale. vazhdon Znj. Hoxha.

e-tregu “Agromarket KS” është zhvilluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit” që mbështetet nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA) dhe zbatohet nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 dhe kompania konsulente Sigma BMC. Projekti ka edhe mbështetjen e përfaqësuesve të shoqatave të fermerëve, qeverisjes lokale dhe OJQ-ve nga këto katër komuna, të cilët janë trajnuar gjatë tre viteve të fundit nga JICA dhe luajnë rol ndërlidhës mes fermerëve dhe projektit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)