20 Prill 2024

Dëmtimi dhe shkatërrimi i pyjeve në përmasa shqetësuese

Prishtinë, 30 korrik - Pas një njoftimi të Policisë së Kosovës lidhur me prerjet ilegale të pyjeve në fshatin Keqekollë të komunës së Prishtinës, ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci së bashku me ekipin e tij, dje me 29 korrik (e enjte) ishte në vendin e ngjarjes dhe shikoi për së afërmi dëmet e shkaktuara.

Osman Osmani banor i fshatit të lartpërmendur, kishte marrë nga MBPZHR-ja, përkatësisht nga AKP-ja (Agjensioni Pyjor i Kosovës) lejen për prerjen e 150 metrave kub/dru, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur përafërsisht 400 m3 dru të llojit bung, shkozë dhe çarr.

Në këtë rast, ministri Stavileci dha urdhër të menjëhershëm për konfiskim të masës së jashtligjshme.

I shqetësuar nga ngjarja në terren, ministri Stavileci, në praninë e Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it, zyrtarëve të APK-së, mediave dhe të pranishmëve të tjerë tha se prerjet ilegale të pyjeve janë një dukuri e shëmtuar.

"Këto janë krime ekologjike dhe ekonomike dhe këta njerëz të cilët e kanë bërë këtë krim të pariparueshëm që po e shohim sot këtu, do të përballen me drejtësinë dhe ligjin dhe për ta nuk do të ketë aspak mëshirë. Ne jemi të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund luftimit të kësaj dukurie negative", shtoi ministri Stavileci.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjensioni Pyjor i Kosovës muajin e kaluar ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me të gjitha komunat e Kosovës, për delegimin e kompetencave në menaxhim me pyje dhe bartja e kompetencave nëpër komuna është bërë me qëllim të parandalimit të dëmtimit dhe shkatërrimit të pyjeve, tha ministri Stavileci.

Ai më tej shtoi se duhet të informohen të gjithë lidhur me aksionin e sotëm dhe ata që merren me veprimtari të tilla, duhet ta kenë të qartë se do të denohen dhe do të gjykohen sipas ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)