28 Mars 2024

Caritas-i Zviceran përkrah fermerë në zonat rurale

Prishtinë, 2 korrik - Gjatë ditës së sotme Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë në përbërje nga drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger dhe menaxheri i projektit, Veton Rruka me të cilët ka biseduar rreth zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore.

Me këtë rast, ministri Faton Peci, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen  e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi, drejtori i Caritas-it për Kosovë, Gerhard Schaumberger prezantoi mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre që kanë për qëllim përkrahjen e fermerëve në zonat rurale dhe e njoftoi Ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i zhvillojnë për bujqësinë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)