18 Tetor 2021

Bujqësia kosovare nën llupën e Komisionit Evropian

Prishtinë, 16 mars - Sot në Prishtinë filloi një rund i ri i Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA) midis autoriteteve kosovare dhe Komisionit Evropian. Gjatë mbledhjes sektoriale dyditore pjesëmarrësit do të shqyrtojnë progresin në fushën e bujqësisë, peshkatarisë, pylltarisë dhe sigurisë së ushqimit.


Pjesa më e madhe e agjendës është e përqendruar në çështje bujqësore, në veçanti në jetësimin e strategjisë së Kosovës për Zhvillim të Bujqësisë dhe Rural, si të zhvillohet ekonomia rurale e Kosovës duke ngritur cilësinë e prodhimtarisë së saj (në bazë të normave të BE-së), por edhe se si të tejkalohen pengesat me të cilat po ballafaqohet ekonomia rurale e Kosovës, sikurse që janë qasja në kredi, financim apo nevoja për të konsoliduar tokën. Kjo nxit diskutimin për shembull, në zhvillimin e bujqësisë organike të sektorëve të verës në Kosovë. 


Disa prej pikave të diskutimit (sikurse që janë kontrolli fitosanitar në kufij apo statistikat bujqësore) do të ndikojnë në kapacitetin e Kosovës për të hyrë në marrëveshje tregtare me BE-në, të cilat BE-ja si e tërë i ka rekomanduar. 


Komisioni Evropian theksoi progresin e arritur, dhe  mirëpriti një numër të ligjeve që janë duke u përgatitur (për konsolidimin e tokës, shërbime këshillimi, verë, bujqësi organike) dhe të parapara që të miratohen këtë vit, por theksoi se Kosova duhet të punojë jo vetëm në zbatimin e ligjeve të ardhshme por edhe zbatimin e legjislacionit ekzistues. 


Pritet që Komisioni Evropian gjatë mbledhjes do t’iu bëjë thirrje autoriteteve që të sigurojnë ruajtjen e pyjeve nga mbishfrytëzimi dhe prerja jolegale, që të përmirësojnë stabilimentet e agroushqimit dhe të përmirësojnë kontrollin fitosanitar.

 

Përmirësimi i sigurisë dhe i cilësisë së ushqimit do të jetë në dobi të qytetarëve të Kosovës por po ashtu do të krijojë potencial eksportues apo do t’i ndihmonte Kosovës që të mos varej nga importet e shtrenjta. Janë disa fusha (sikurse ajo e verës apo drurit) ku eksportet bujqësore të Kosovës kanë potencial të konsiderueshëm.

 

Megjithatë, për të zhvilluar këtë potencial, Kosova duhet t’i plotësojë standardet e BE-së. Agjencia Kosovare e Veterinarisë dhe Ushqimit u inkurajua që të vazhdojë punën e saj të mirë në këtë drejtim. 


Mbledhja bashkëkryesohet nga Agjencia Kosovare për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian dhe Drejtorati i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian. 


Dialogu i PSA-së u fut në përdorim nga Komisioni Evropian në vjeshtë 2009 si një avancim i Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim-Asociimit më herët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)