26 Shtator 2021

Bëhet përurimi i qendrës për përpunimin e ushqimit dhe aftësimit profesional

Prishtinë, 7 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë sot në përurimin e Qendrës për Përpunimin e Ushqimit dhe Programit për Aftësim Profesional në ambientet e organizatës jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

Me këtë rast, Ministri Faton Peci e theksoi si tejet të rëndësishëm trekëndëshin e bashkëpunimit mes nivelit qëndror, atij lokal dhe shoqërisë civile, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë, si dhe krijimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore.

Po ashtu gjatë kësaj ceremonie, Ministri Faton Peci theksoi rëndësinë e aftësimit profesional, ngritjen e kapaciteteve, si dhe avancimit të agjendës legjislative, e cila do t’i kontribuojë zvogëlimit të papunësisë, rritjes së eksportit, rritjes së prodhimit si dhe përmirësimit të cilësisë së prodhimeve vendore.

Në mes tjerash Ministri shtoi se organizata partnere si IADK-ja të cilët përmes aftësimit profesional, dijes dhe kapaciteteve të tyre, janë shembulli pozitiv i zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, Qendra e Përpunimit të Ushqimit dhe e Programit për Aftësim Profesional në Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, është investim i përbashkët i IADK-së së bashku me donatorët e këtij sektori.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)