19 Prill 2024

51 pjestarë te FSK-së mbjellin 51 fidane në oborrin e Shkollës Fillore në Obiliq

Obiliq, 22 prill - Organizata Jo Qeveritare 'Projekti 5 Cent' organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite.

Kjo ngjarje do të organizohet sot në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët “Ibrahim Rugova”, në Obiliq.

 Mbjellja e fidaneve do të bëhet nga 51 pjestarët e FSK-së.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrës do të jenë Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani, Komandanti i FSK-së  Rrahman Rama dhe Kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi.

Ky projekt është mbështetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Obiliqit dhe implementohet nga OJQ Projekti 5 Cent - Jusuf Islami.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)