16 Prill 2024

134 milionë euro subvencione dhe 104 milionë grante, pa rezultate në bujqësi

Prishtinë, 14 korrik - Sot, Instituti GAP organizoi tryezë diskutimi me temë ”Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor.”

Në fjalën hyrëse, Jeton Mehmeti, Drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP, tha se qëllimi i këtij raporti ka qenë analizimi i politikave zhvillimore për bujqësinë, duke qenë se bujqësia luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik.

Por, përkundër skemave mbështetëse financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës, të dhënat tregojnë se nuk janë arritur rezultatet e pritura.

Gentian Gashi, Hulumtues në Institutin GAP, prezantoi të gjeturat e raportit duke theksuar se nga viti 2015 deri më 2019 janë shpërndarë rreth 134.7 milionë euro në pagesa direkte (subvencione) dhe 104.5 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në prodhime bujqësore.

Në shumicën e kulturave bujqësore, prodhimi, sipërfaqja e mbjellur dhe rendimenti në vitin 2019 nuk duket të ketë ndryshuar shumë krahasuar me periudhën para fillimit të politikave mbështetëse.

Në raste ku ka rritje të prodhimit ose të rendimentit, kjo rritje është shumë më e ulët se rritja e pagesave direkte ndër vite.

Mungesa e arritjes së rezultateve të pritura përkundër përkrahjes së lartë financiare vë në pikëpyetje efektshmërinë e politikave bujqësore apo mënyrën e shpërndarjes së tyre.

Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifkim Hapësinor dhe Infrastukturë në Kuvendin e Kosovës, theksoi se deri tani bujqësia nuk është trajtuar si sektor për mbrojtjen e ushqimit, prandaj janë duke u rishikuar një mori ligjesh ekzistuese.

Komisioni është  në angazhim të vazhdueshem me ministrinë për krijimin e startegjive të reja të cilat do të mundësonin edhe akreditimin në mënyrë që të shfrytëzohen edhe fondet e Bashkimit Evropian.

Besnik Osmani, Auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) tha se përkundër investimeve të mëdha buxhetore, ndikimi mbetet i pamjaftushëm.

Si problem theksoi politikat jo adekuate, menaxhim jo të duhur të fondeve, koordinim minimal mes nivelit qendror dhe njësive respektive si dhe komunave.

Ai shtoi se gjithashtu mungon sistem adekuat për matjen e rezultateve dhe monitorimin e përmbushjes së kontratave dhe se qëllimi nuk është zvogëlimi i fondeve për sektorin bujqësor, por përmrësimi i procesit së dhënies së këtyre fondeve.

Në këtë diskutim kontribuan edhe pjesmarrës të tjerë nga komunat dhe shoqata të ndryshme bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)