01 Korrik 2022

Vuçiç prap zotohet se nuk do ta njoh Kosovën

Bruksel, 23 qershor - Nga samiti i BE-së në Bruksel ka folur për mediat edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është pyetur nga mediat e rajonit, nëse pret kritika nga vendet anëtare për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave dhe tha se Serbia po mban dhe është ulur në karrigen e saj.

“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiç, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.

“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçicc.

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)