25 Prill 2024

Ushtria e Ukrainës vret mbi 9000 ushtarë i shkatërron mbi 200 tanke

Kiev, 3 mars - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë bilancin e humbjeve që i kanë shkaktuar armikut rus deri më tani që nga dita e parë e luftimeve.

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se deri më tani sipas përditësimit janë vrarë 9000 ushtarë. Megjithëse vijojnë ende bilancet dhe forcat ukrainase janë më të mobilizuar se asnjëherë për të mbajtur vendin e tyre larg pushtuesit rus.

Presidenti ukrainas Zelensky pretendon se ky numër është shumë më i madh, rreth 9000 rusë të vrarë në një javë. Sakaq sot pritet takimi i dytë i delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Bilanci:

Humbjet totale luftarake të armikut nga 24.02 deri në 03.03 ishin afërsisht:

personel / rreth 9000 persona
tanke – 217
automjete të blinduara luftarake / APV – 900 njësi
sistemet e artilerisë – 90
MLRS – 42
sistemet e luftës kundërajrore – 11,
aeroplan – 30 njësi (informacioni do të specifikohet),
helikopterë – 31 njësi (informacioni do të specifikohet);
teknologjia e automobilave / automjetet – 374,
skafe të lehta – 2 njësi,
rezervuarët e karburantit – 60,
Niveli operativ-taktik UAV / Niveli operacional-taktik UAV – 3,

Në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson në jug të vendit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që merret nga Rusia prej fillimit të luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)