24 Shtator 2021

Uragani Sally shkakon panik dhe frikë në SHBA

Washington, 17 shtator - Uragani Sally ka lënë rrugë të vërshuara, ura të dëmtuara dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike përgjatë zonës juglindore të Shteteve të Bashkuara më 16 shtator.shba

Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se disa pjesë jugore të Shteteve të Bashkuara janë përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vërshime “historike dhe katastrofale”, ndërkohë që priten vërshime tjera.

Pensakola në Florida, ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan.

Sally ka zbarkuar në brigjet amerikane më 16 shtator si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë.

Stuhia besohet se ka lënë një person të vdekur në Allabama.

Sipas faqes që përcjell të dhënat mbi energjinë elektrike, poweroutage.us, rreth 550,000 banorë të Allabamas, Floridas dhe Misisipit kanë mbetur pa rrymë.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga stuhia pritet të arrijë në 2 deri në 3 miliardë dollarë.

Sally është stuhia e tetë tropikale që ka goditur Shtetet e Bashkuara në këtë sezonë.

Sipas hulumtuesve të Administratës amerikane për Çështje Atmosferike dhe Oqeane, intensiteti i uraganeve dhe shkalla e shkatërrimit të tyre është rritur prej viteve 1980, pasi temperaturat janë rritur. /Rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)