28 Mars 2024

Ulet numri i popullsisë në Kinë

Pekin, 17 janar - Numri i popullsisë në Kinë ka rënë për herë të parë në 60 vjet. Shkalla kombëtare e lindjeve ka prekur rekord të ri – 6.77 lindje në 1.000 gra.

Numri i popullsisë në këtë shtet ka rënë me 850.000 banorë në krahasim me 2021.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie me vite, çka ka nxitur autoritetet të ndryshojnë politikat për të ulur trendin.

Ehe shtatë vjet pas shfuqizimit të politikës për një fëmijë në familje, Kina ka hyrë në atë që një zyrtar e ka përshkruar si “epokë negative të rritjes së popullsisë’.

Në vitin e kaluar edhe numri i vdekjeve e ka tejkaluar numrin e lindjeve. Më 2022, Kina e ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve prej vitit 1976 – 7.37 vdekje për 1.000 persona, në krahasim me 7.18 vitin paraprak.

Të dhënat e mëparshme qeveritare kanë treguar se Kina mund të përballet me krizë demografike, çka më pas do të ndikonte në uljen e numrit të punëtorëve dhe rritjen e presionit në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Disa ekspertë kanë thënë për transmetuesin britanik BBC, se presin që numri i popullsisë në Kinë të vazhdojë të ulet më 2023.

Edhe shtetet tjera të Azisë Qendrore – sikurse Japonia dhe Koreja e Jugut janë përballur me trend të njëjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)