18 Prill 2024

Ukraina padit Rusinë në Hagë për krime lufte

Kiev, 27 shkurt - Qeveria ukrainase ka njoftuar se në katër ditë luftë me Rusinë janë vrarë më shumë se 210 civilë, ndërsa janë plagosur mbi 1,100, ndërsa paralajmëron se do çojë çështjen në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

“Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave të tokës ukrainase, përfshirë fëmijët”, kamë shkruar zyrtarët ukrainas në rrjetet sociale.

Midis të vrarëve është përfshirë një fëmijë dhe një grua, të cilët ndërruan jetë nga bombardimet e një spitali në Kiev, shkruan BBC.

Ndërkohë autoritet ukrainase bëjnë thirrje që Rusia të “dënohet ashpër për këto krime”.

“Ukraina po i shënon të gjitha këto fakte dhe do t’ia kalojë gjykatës ushtarake në Hagë,” thonë zyrtarët ukrainas. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)