24 Maj 2022

TV maqedonas SITEL fyen shqiptarët

Shkup, 13 mars - Në Maqedoni edhe televizionet fyejnë shqiptarët. Televizioni SITEL në Shkup. “Në lajmet e mesditës të datës 11 mars 2010, prezantuesi i lajmeve u shpreh “Lesi kthehet në shtëpi”, duke iu referuar qytetarëve shqiptarë që po ktheheshin nga Belgjika”.

Për këtë arsye, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! Ka shprehur indinjatë të thellë në lidhje me ofendimin e rëndë të këtij televizioni ndaj qytetarëve të Likovës dhe Kumanovës. ZGJOHU! kërkon nga këshilli për radiodifuzion i Republikës së Maqedonisë që të ndërmerr masa urgjente për shprehjen e qartë dhe të qëllimshme të urrejtjes në gjuhën e përdorur nga ky televizion dhe disa prej gazetarëve që punojnë aty.

"Këshilli për Radiodifuzion duhet t’ia marrë licencën këtij televizion, pasi që ai nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare, si dhe i tensionon marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend”, thuhet në reagimin e ZGJOHU. Gjithashtu, kjo lëvizje kërkon nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të dënojë ashpër këto shprehje ofenduese dhe këtë tendencë të vazhdueshme të TV SITEL për nxitje të urrejtjes midis dy komuniteteve shtetformuese dhe t’i ftojë në përgjegjësi gazetarët skandalozë e redaktorët përgjegjës”, thuhet në këtë reagim.

Lëvizja ZGJOHU!, po ashtu, apelon te të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera që ta ngrenë zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të televizionit SITEL. ZGJOHU! fton shoqërinë civile shqiptare, biznesin shqiptar dhe të gjithë partitë politike dhe funksionarë shqiptarë që plotësisht të bojkotojnë TV SITEL, në rast që ky televizion nuk i kërkon falje qytetarëve të kthyer nga Belgjika dhe kombit shqiptar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)