27 Nëntor 2022

Turqia goditet nga një tërmet prej 5.2 ballë

Ankara, 5 janar - Turqia goditet nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 minuta me epiqendrën afër Antalias.

Guvernatori i qarkut të Alanya, Fatih Ürkmezer, tha se tërmeti është ndjerë fuqishëm në qark. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale dhe në njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)