30 Janar 2023

Topalli në Zvicër, lobon për njohjen e Kosovës

Bernë, 20 korrik - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është rikthyer sërish në Zvicër ku ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë, mbi luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.

Zonja Topalli e ndërpreu vizitës të shtunën pas aksidentit të ndodhur në komunën Gjegjan të Pukës.

Gjatë qëndrimit në Bernë, Topalli ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës tek kryetarët e parlamenteve të vendeve që nuk e njohur ende shtetin e ri.

Gjatë qëndrimit atje, kryeparlamentarja shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)