19 Qershor 2021

Tërmeti prej 5.9 ballë goditet Tajvanin

Taipei, 30 shtator - Një tërmet me fuqi prej 5.9 ballë sipas shkallës së Rihterit sot ka goditur verilindjen e Tajvanit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 39.4 kilometra në verilindje të Yilan County Hall në një thellësi fokale prej 106.5 kilometra.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë në vende të tjera si Hsinchu County, Taipei City, Hualien County, New Taipei City, Taoyuan City, Miaoli County dhe Yunlin County.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)