28 Mars 2024

Tërmet prej 4,7 ballë godet qytetin Malatya në Turqi

Ankara, 27 nëntor - Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Turqisë (AFAD) njoftoi se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4,7 ballë në rrethin Pütürge të qyteti lindor të Turqisë, Malatya.

Sipas informacionit në ueb faqen e AFAD-it, tërmeti ka ndodhur në ora 11:27 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 6,94 kilometrash.

Guvernatori i qytetit Malatya, Aydın Baruş, për AA njoftoi se nuk kanë marrë ndonjë lajm negativ lidhur me tërmetin.

Tërmeti është ndierë edhe në qytetet Gaziantep, Şanlıurfa dhe Adıyaman.

Një tërmet 6,8 ballë në fillim të vitit goditi qytetet Elazığ dhe Malatya ku humbën jetën mbi 40 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)