25 Prill 2024

Tadiç: Serbia, e gatshme për dialog me Kosovën

Beograd, 26 shtator - Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se vendi i tij mirëpret dialogun me Kosovën, por kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, zoti Tadiç tha se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në dialogun me Kosovën të mundësuar me angazhimin e Bashkimit Europian, dhe shpreson se do të arrihet një kompromis i pranueshëm për të dyja palët. Por ai gjithashtu tha se qëndrimi i Serbisë ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova mbetet e pandryshuar.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një veprim që Beogradi e quajti të paligjshëm. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që anëtarët e fuqishëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia dhe Kina mbështesin Serbinë.

Zoti Tadiç gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së të mos e njohin pavarësinë e Kosovës të paktën gjatë kohës kur zhvillohet dialogu mes dy shteteve. Rreth 70 nga 190 vendet anëtare të OKB-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në fillim të këtij muaji, pas negociatave në mes të presidentit Tadiç dhe zyrtarëve të BE-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë e cila bën thirrje për dialog mes Serbisë dhe Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)