19 Prill 2024

Tadiç bën gati shkarkimin e Vuk Jeremiç

Beograd, 11 shtator - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të diskutojë me shefin e diplomacisë, Vuk Jeremiç, nëse do të ndodhin ndryshime në kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme, citojnë sot mediat gazetën “Danas” të Beogradit.

Kjo bisedë do të vijë menjëherë pas kthimit të ministrit të Jashtëm të Serbisë nga Nju Jorku, pohon gazeta.

Dorëheqjen e Jeremiçit këto ditë e kanë kërkuar partitë opozitare Partia Liberal-Demokratike dhe Partia Popullore, kurse lideri i “përparimtarëve”, Tomisllav Nikoliç, citohet të ketë thënë se do të kërkojë që Kryeministri Mirko Cvetkoviç dhe ministri i Jashtëm të largohen nga funksionet në rast “disfate” të rezolutës serbe në OKB.

Sipas “Danas”-it, Boris Tadiç ende nuk ka marrë vendimin nëse Jeremiç do të mbetet ministër i Jashtëm. Në këtë moment janë të hapura të gjitha opsionet: që Jeremiç të mbetet në pozitën e tanishme; që Presidenti t’i kërkojë të tërhiqet; si dhe që vetë të japë dorëheqje.

“Danas”, duke cituar burime zyrtare, thekson se Jeremiç gjatë konsultimeve në kreun e shtetit të Serbisë rreth kërkesës së shteteve më të fuqishme të BE-së që Beogradi të heqë dorë nga propozimi i rezolutës për Kosovën, përfaqësonte vijën “e ashpër”.

Ai thoshte se duhej marrëveshje me BE-në, por zgjidhja përfundimtare duhet të përmbajë së paku njërin nga dy parimet themelore: kundërshtimin e recesioneve të njëanshme dhe thirrjen për dialog mbi të gjitha çështjet e hapura. Rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe BE-së nuk përmban asnjërën prej tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)