28 Mars 2024

Sot mbahet ceremia e varrimit e predientit Kaczynski

Rekjavik, 18 prill - Një javë pas vdekjes së Presidentit Lech Kaczynski, qytetarët e Polonisë do t`i japin lamtumirën e fundit kreut të tyre të shtetit.

Në ceremoninë e varrimit të 96 viktimave të avionit të rrëzuar në Smolensk, priten të marrin pjesë qindra mijëra vetë të mbledhur përreth Sheshit-Pilsudski në Varshavë.

Sot Kaczynski dhe gruaja e tij do të varrosen në katedralen Wawel, në Krakau. Ceremonia mortore do të bëhet siç dhe ishte planifikuar, megjithë kufizimet e fluturimeve në Evropë nga retë e hirit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në Poloni, ku nesër do të marrë pjesë në varrimin e Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski.

Për shkak të kaosit të shkaktuar nga trafiku ajror, mjaft krerë shtetesh kanë lajmëruar se nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore të presidentit të ndjerë, mes tyre de kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi.

Ndërkohë që bëhet e ditur se drejt Varshavës është nisur kryeministri Sali Berisha i cili ndodhje në Vienë. Ai do të marr pjesë në ceremoninë që do të kryhet të dielën.

Po ashtu mësohet se do të ketë shumë të ftuar nga shtetet të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve, edhe Presidenti amerikan Barck Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Presidenti pokal bashkë me shume zyrtare te tjere te vendit humben jeten gjate nje aksidenti arjor ne Smonlesk! Kazinski po udhëtonte per ne Katin per te bere homazhe viktimave te masakres se 22 mije zyrtareve polake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)