28 Mars 2024

Sot fillon konferenca e Bërdos, pa Serbinë

Bërdo , 20 mars - Kranji, do të jetë qytetit mikpritës i konferencës rajonale i cili do të fillojë punimet sot. Sllogani i kësaj konference është "Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt ardhmërisë evropiane". Kjo nismë është iniciuar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor.

Pas konsultimeve të fundit me kryeministren e Kroacisë Jadranka Kosor, homologu i saj slloven Borut Pahor, kumtoi në Ljubjanë vendimin përfundimtar se “konferenca në Bërdo afër Kranjit do të mbahet, pavarësisht se kush do të marrë pjesë e kush jo.”

Përfaqësuesit për shtyp në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë deklaruan se konferenca do të fillojë sot në orën 10 dhe se ata qysh mbrem (e premte) është filluar me ndarjen e akreditimeve për më shumë se 300 gazetarë dhe fotoreporterë sa  janë paraqitur për këtë konferencë.

Paraqitja e Kosovös si shtet arsye e mospjesëmarrjes së presidentit serb

Bashkëorganizatorët e konferencës, kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, Jadranka Kosor dhe Borut Pahor, shpresuan deri në momentin e fundit se do të gjenin një zgjidhje për pjesëmarrjen edhe të presidentit të Serbisë Boris Tadiq, i cili konfirmoi tashmë se nuk do të marrë pjesë. 

Të mërkurën në mbrëmje papritmas në Beograd ishte edhe vetë Pahor, por presidenti i Serbisë Tadiq edhe zyrtarisht kumtoi se “Serbia nuk do të heqë dorë nga insistimi që Prishtina në takimet ndërkombëtare të mund të përfaqësohet vetëm si UNMIK-Kosovë”.

Nga zyra e Tadiqit është kumtuar se pjesëmarrja e Serbisë në konferencë, varet vetëm nga fakti, “nëse përfaqësuesit e Kosovës do të prezantohen atje në pajtim me Rezolutën 1244”.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka mbörritur tashmë në Bërdo, kanë pohuar se Kosova në të gjitha takimet ndërkombëtare mund të prezantohet vetëm si shtet.

Nga burimet e informuara mirë merret vesh se disa  shtete evropiane kanë insistuar që ndaj Beogradit të mos bëhen lëshime shtesë, sepse me këtë do të komplikohej puna edhe për takimet e ardhshme.

Presidenti Tadiq ka ritheksuar se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe se këtë nuk do ta bëjë kurrë, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i papritur – do të bëjë që Beogradi të mos marrë pjesë në një prej takimeve më të rëndësishme rajonale, sa i përket bashkëpunimit të Evropës Juglindore me BE-në.

Nga organizatorët marrim vesh se të gjitha vendet e tjera të ftuara e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mirëpo për shkak të mosmarrëveshjeve deri në momentin e fundit rreth pjesëmarrjes së Serbisë, apo jo dhe mundësisë së shtyrjes eventuale të takimit nuk është e qartë, nëse në Bërdo afër Kranjit do të jenë të gjithë politikanët e ftuar.

Bërdo takim përgatitor për samitin e Sarajevës

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Samuel Zhbogar ka bërë të ditur se takimi “Së bashku për Bashkimin Evropian: kontributi i Ballkanit Perëndimor  për ardhmërinë e BE-së”, do t'i dërgojë BE-së një mesazh të fuqishëm “se vendet e EJL janë të gatshme të bisedojnë për perspektivën evropiane, t'i zbatojnë reformat dhe t'i zgjidhin problemet bilaterale, siç janë ato mes Sllovenisë dhe Kroacisë”.

Takimi është planifikuar të mbahet në nivelin e kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore. Ai konsiderohet si një prej hapave kryesorë në përgatitjen e samitit të Sarajevës, i cili në verë do të mbahet në nivelin më të lartë dhe do të bisedohet për perspektivën e afrimit të vendeve të EJL me BE-në.

Pjesëmarrjen në këtë takim, përveç kryeministrave të vendeve të rajonit e kanë paralajmëruar edhe ministri i Jashtëm i Spanjës Migel Anhel Moratinos dhe komisioneri për zgjerimin, Stefan Fülle, i cili këto ditë ishte për vizitë edhe në Tiranë dhe Prishtinë. Prej atje ai sugjeroi se “e ardhmja e Serbisë dhe Kosovës është brenda BE-së, të cilat duhet të kenë raporte të mira fqinjësore dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv për çështjet e interesit reciprok”.

Një dialog të tillë në Bërdo afër Kranjit të shtunën me siguri që nuk do të ketë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)