01 Shkurt 2023

Sllovakia furnizon Ukrainën me armë të rënda

Bratisllavë, 28 prill - Presidentja Zuzana Čaputová deklaroi sot se Sllovakia është e gatshme të furnizojë Ukrainën fqinje me armë shtesë, për sa kohë që mbrojtja e vendit të saj mbetet e sigurt.

“Negociatat janë në zhvillim e sipër për t’i dërguar Ukraines obusët vetëlëvizës të projektuar dhe zhvilluar nga Sllovakia”, tha Čaputová.

“Pozicioni i republikës sllovake është i qartë. Përveç ndihmës humanitare, kemi ofruar edhe ndihmë ushtarake, për nga vëllimi… kjo është ndihma më e madhe në historinë e republikës sllovake”, tha Čaputová.

Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300, mes armëve dhe pajisjeve të tjera.

Megjithatë, Čaputová tha se parakushti për dërgesat e mëtejshme të armëve ishte që vetë gatishmëria ushtarake e Sllovakisë të mos minohet.

“Për këtë arsye, bisedimet po zhvillohen jo vetëm me përfaqësuesit ukrainas, por edhe me aleatët e NATO-s”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)