24 Prill 2024

Shtohen gjasat për bisedimet Prishtinë - Beograd

Prishtinë, 3 maj - Janë shtuar gjasat për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit brenda këtij viti. BBC raportoi se idesë së zhvillimit të bisedimeve për çështje teknike i është dhënë një shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë javët e fundit.

Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit, thanë burime diplomatike të cituara nga BBC.

Sipas tyre, tri mendohet të jenë fushat kryesore të bisedimeve; decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, që të tria të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Martti Ahtisaari.

Burimet thonë se Prishtina zyrtare do të mund të krijojë të paktën tetë grupe punuese, të cilat do të ndihmonin në përgatitjen teknike të bisedimeve.

Sipas po të njëjtave burime, bisedimet e ripërtërira mes Prishtinës e Beogradit do të lehtësohen, fillimisht, nga diplomatë evropianë që aktualisht janë në Kosovë.

Mësohet se Ambasadori italian, Majkell Xhifoni, që është emëruar i dërguar i BE-së për veriun dhe Ambasadori grek Dimitris Moskopulos, i dërguar i BE-së për trashëgiminë kulturore, do të mund të ndihmojnë në lehtësimin e dialogut për çështjet teknike.

Faza përgatitore besohet të jetë muaji gusht i këtij viti, për të hapur pastaj rrugën për fillimin e bisedimeve në nivelin teknik, që megjithatë, mendohet se do të rritet në një përfaqësim ministror duke i dhënë, siç mendohet, seriozitet më të madh bisedimeve.

Burime diplomatike i thanë BBC se rihapja e një numri diskutimesh, duke përjashtuar çështjen e statusit, ka shumë gjasa që të bëhet menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)