18 Prill 2024

Shteti i Katarit qëndron përkrah Republikës së Kosovës

Tiranë, 12 janar - Shteti i Katarit vazhdon mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit që zhvilloi sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj - Stublla me ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, marrëdhëniet në mes të dy vendeve u vlerësuan si të shkëlqyera.

Ambasadori i Shtetit të Katarit, Al Marri, siguroi ministren Haradinaj-Stublla se qëndrimi i Doha-s mbetet i pandryshuar dhe se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

“Ne duam që të avancojmë raportet mes dy shteteve. Shteti i Katarit qëndron përkrah popullit dhe shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Shefja e diplomacisë kosovare shprehu mirënjohjen e saj të thellë  për Shtetin e Katarit, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme të shtetndërtimit, konsolidimit, dhe së fundmi në luftën kundër pandemisë.

Republika e Kosovës dhe Shteti i Katarit janë në proces të finanalizimit të disa marrëveshjeve të interesit të përbashkët, e për të cilat, po ashtu, u diskutuan gjatë këtij takimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)