24 Shtator 2021

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

Prishtinë, 16 korrik - Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët nuk prisnin që rekordet të thyheshin kaq shpejtë dhe kaq shumë, në një zonë kaq të gjerë.

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit në SHBA dhe Kanada, ku temperaturat arritën 49.6 gradë Celsiusë dy javë më parë, përmbytjet në Evropën Qendrore kanë ngritur frikën se ndryshimet klimatike të shkaktuar nga njerëzit po e bën motin më ekstrem edhe më keq sesa parashikohej.

Të paktën 58 njerëz kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë.

Pjesë të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia u përmbyt me 148 litra shi për metër katror brenda 48 orësh në një pjesë të Gjermanisë ku zakonisht janë shënuar rreth 80 litra në metër katrorë gjatë gjithë muajit korrik.

Qyteti Hagen shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi lumi Volumi shpërtheu shtratin dhe ujërat e tij u ngritën në nivele që nuk mbahen mend.

Shkencëtarët e klimës kanë parashikuar prej kohësh që emetimet e gazrave do të shkaktonin shumë përmbytje, valë të nxehtësisë, thatësira, stuhi dhe forma të tjera të motit të ligë, por vërshimet e fundit kanë tejkaluar edhe pritshmërit e tyre.

“Unë jam i befasuar me atë se larg është mbi rekordin e mëparshëm,” tha Dieter Gerten, profesor i klimatologjisë dhe hidrologjisë për ndryshimet globale në Institutin e Potsdamit.

“Ne duket se nuk jemi vetëm mbi normalen, por në fusha që nuk i prisnim për sa i përket shtrirjes hapësinore dhe shpejtësisë me të cilën u zhvilluan këto përmbytje”.

Shkencëtarëve do t'u duhet më shumë kohë për të vlerësuar shkallën në të cilën emetimet njerëzore e bënë këtë stuhi më të mundshme, por reshjet e rrepta të shiut janë në përputhje me trendet më të gjera globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)