27 Shtator 2022

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Washington, 25 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Moska nisi sulm ndaj Ukrainës.

Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin e refuzoi diplomacinë, duke thënë se sulmi i 24 shkurtit ndaj Ukrainës ishte i paprovokuar dhe i paramenduar.

"Putin e zgjodhi këtë luftë", tha Biden, duke shtuar se Rusia tani do "të bartë përgjegjësi" për veprimet e saj.

Presidenti amerikan tha se nuk ka plane që të bisedojë me Putinin.

Sipas Bidenit, në sanksione do të përfshihen edhe eksportet, por po ashtu bankat dhe oligarkët.

Në rundin e ri të sanksioneve, sipas presidentit Biden, janë vendosur edhe katër banka ruse.

“Kjo nënkupton që çdo aset që ato kanë në SHBA, do të ngrihen”, tha ai.

Biden tha se sanksionet po ashtu do të godasin sektorin e teknologjisë.

Presidenti Biden përsëriti qëndrimin se forcat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar me Rusinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)