19 Prill 2024

SHBA, shmanget katastrofa e dytë detare

Luizianë, 3 shtator - Shtetet e Bashkuara kanë kaluar makthin e një tjetër batice të zezë, pasi një tjetër platformë nafte shpërtheu në Gjirin e Meksikës.

Por këtë herë nuk pati viktima dhe rrjedhje. Roja Bregdetare amerikane ka bërë të ditur se alarmi në brigjet e Luizianës është tërhequr.

“Zjarri është fikur dhe nuk ka sinjalizime për rrjedhje nafte”, thuhet në një komunikatë zyrtare, të cilës i referohen mediat ndërkombëtare.

Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme dhe detyroi 13 anëtarët e ekuipazhit që të hidheshin në det, për fat të mirë pa marrë plagë të rënda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)