24 Shtator 2021

SHBA sanksionon Rusinë për sulme kibernetike

Washington, 15 prill - Shtetet e Bashkuara ndërmorën disa sanksione kundër Rusisë, për shkak të, siç thanë, sulmeve kibernetike dhe akteve të tjera armiqësore.

Masat, që shënjestrojnë dhjetëra subjekte dhe zyrtarë rusë, synojnë t’i parandalojnë aktivitetet e dëmshme të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës, inteligjenca ruse ishte prapa sulmit masiv kibernetik “SolarWinds”, që ndodhi vitin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë e akuzoi Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020.

Rusia i hodhi poshtë akuzat dhe tha se do t’iu përgjigjet sanksioneve të SHBA-së.

"Sanksionet e reja amerikane janë një goditje serioze mbi marrëdhëniet dypalëshe", tha Ministria e Jashtme ruse.

Sanksionet që u shpallën të enjten, janë të detajuara në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ato vijnë në një kohë të tensionuar të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Muajin e kaluar, SHBA-ja ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë dhe disa subjekte qeveritare, në lidhje me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Rusia këmbëngul se nuk është e përfshirë në rastin Navalny.

Të martën, në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Biden u zotua se do t’i mbrojë interesat e SHBA-së “në mënyrë të vendosur”.

Biden po ashtu propozoi një samit me Putinin, për të gjetur hapësira ku dy vendet mund të punojnë së bashku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)