16 Maj 2022

SHBA: Hyrja e Serbisë në NATO, e vështirë

Beograd, 10 shkurt - Në një intervistë që ambasadorja e re e SHBA-së në Beograd, Meri Vorlik, i dha këto ditë agjencisë serbe të lajmeve, “Beta”, vuri në dukje se “SHBA-ja i mbështet plotësisht aspiratat europiane dhe euroatlantike të Serbisë dhe se do të bëjë gjithçka që të mbështesë përpjekjet e saj në këtë drejtim”.

 

Sidoqoftë, ajo nuk tha asgjë lidhur me kohën e hyrjes eventuale të Serbisë në BE, ndërsa theksoi se, pas disa hapave pozitive të ndërmarra në fund të vitit të kaluar, përfshi paraqitjen nga ana e saj të kërkesës për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Europian dhe heqjen nga BE-ja të regjimit të vizave me vendet e zonës së Shengenit për qytetarët e saj, Serbia po ecën në rrugën e duhur dhe se koha për këtë anëtarësim “do të varet nga synimet dhe aspiratat e vetë Serbisë, si edhe nga fakti sesa do t’i përmbushë ajo kriteret e përcaktuara”.

Pyetjes nëse anëtarësimi në NATO do të jetë i dobishëm për procesin e integrimit europian të Serbisë, ambasadorja Vorlik iu përgjigj, duke theksuar se ky është një vendim, që duhet ta marrë vetë Serbia. “Mendoj se është e rëndësishme që të jemi krejt të qartë se dyert për anëtarësimin e Serbisë në NATO janë të hapura, por se i takon vetë Serbisë që të vendosë për këtë”, tha Vorlik, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes NATO-s dhe Serbisë nëpërmjet programit të partneritetit për paqe është mjaft i rëndësishëm dhe se, në kuadrin e këtij programi duhet të intensifikohen aktivitetet me pjesëmarrjen e saj, gjë që do të jetë me dobi për Serbinë.

“Besojmë se anëtarësimi i Serbisë në NATO, padyshim, do të kishte një rëndësi të madhe. Por ne, në të njëjtën kohë, e kuptojmë se kjo është një çështje e vështirë”, tha ambasadorja amerikane. Në përgjigje të pyetjes se në cilën mënyrë SHBA-ja do të mund ta mbështesin procesin e integrimit europian të Serbisë, Vorlik theksoi se “një numër i madh programesh ndihme, tanimë, në një masë të konsiderueshme, janë fokusuar te reformat që janë të domosdoshme të kryhen nga Serbia në rrugën e saj drejt anëtarësimin në BE. Në bashkëpunim me qeverinë serbe dhe me kolegët e BE-së, ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër që ta mbështesim vazhdimin e këtij procesi në fushat e krijimit të shtetit ligjor, të reformave ekonomike dhe të tjera”, tha ajo.

E pyetur lidhur me rolin që Serbia luan në rajonin e Ballkanit, ambasadorja Vorlik vuri në dukje se Serbia ka një rol të rëndësishëm në rajon dhe se është në interes të saj që të përqendrohet te zgjidhja e çështjeve të hapura me të gjitha vendet fqinje me të. “Mendoj se Serbia mund të japë një kontribut të rëndësishëm, si për stabilitetin e rajonit, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të tij, nga i cili do të përfitonin të gjithë, ajo vetë dhe vendet e rajonit”, vlerësoi ajo.

Sa i përket çështjes së Kosovës, në intervistën e saj dhënë agjencisë serbe të lajmeve, “Beta”, znj. Meri Vorlik, e cila e filloi detyrën e ambasadores së SHBA-së në Beograd në fund të muajit janar të këtij viti, vuri në dukje se Uashingtoni dhe Beogradi tanimë “kanë rënë dakord se nuk janë dakord për Kosovën”, duke theksuar se kjo, megjithatë, nuk do të thotë se me zyrtarët serbë nuk mund të bisedohet për shumë çështje të tjera, për të cilat ekziston një interes i përbashkët. “Për SHBA-në çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur tanimë, por Amerika ka bindjen e fortë se është në interes të Serbisë që të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe me krijimin e një shteti ligjor e të një sistemi gjyqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim ne mund të bashkëpunojmë”, tha ajo.

Pyetjes se si e sheh ajo rolin e Serbisë kur është fjala për situatën në Bosnjë e Hercegovinë, që ngjall shqetësim edhe në SHBA dhe BE, znj. Vorlik tha se “Bosnjë-Hercegovina është një vend fqinj i rëndësishëm për Serbinë, e cila duhet të luajë një rol të veçantë, duke qenë se është një nga vendet garante të Marrëveshjes së Dejtonit. Është në interes të Serbisë që Bosnja të jetë e suksesshme në kuptimin politik e ekonomik dhe në kuptimin e stabilitetit rajonal. Serbia duhet të mbështesë aspiratat e Bosnjës europiane. Kam mendimin se autoritetet serbe e kuptojnë dhe e mbështesin këtë”, theksoi ambasadorja e re amerikane në Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 maj 2022

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin nesër në Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Konstituohet  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- ECIKS organizon ngjarjen përmbyllëse të programit Access - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër viteve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, Goethe Zentrum hap dyert për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar me ofertart e tyre. (Goethe Zentrum në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicë, Mbreti Petri I, 183a, ora 11:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare Mr. Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e edicionit te dytë të panairit Max fest. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtion raportin me rekomandime për Projektligjin për turizmin dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, shfaqet filmi "Sami, Joe und ich" nga Karin Heberlein si dhe mbahet diskutim me temë "Diaspora në Kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano folese. (Kinema Armata, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Nagac dhe Celinë. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Nagac dhe Celinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Babai dhe Babai”. (Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ora 20:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatit Krushë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, ora 20:00)