06 Tetor 2022

ShBA dhe Britania paralajmërojnë oligarkët rusë

Moskë, 31 janar - Britania i bëri thirrje sot Presidentit rus Vladimir Putin “të tërhiqet nga ajo që po planifikon” për Ukrainën, duke paralajmëruar se çdo sulm i mundshëm, do të shoqërohej me pasoja ndaj kompanive dhe individëve rusë të lidhur me Kremlinin.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania po përpiqen t’i tregojnë zotit Putin se individët më të pasur të Rusisë, që i kanë pasuritë jashtë, do të përballen me sanksione, nëse trupat ruse futen në Ukrainë. Moska ka mohuar se synon të sulmojë Ukrainën, dikur ish republikë sovjetike.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë përgatitur një listë të oligarkëve ruse në rrethin e ngushtë të Presidentit Putin, për t’i goditur me sanksione ekonomike, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se kërcënimi me masa të tilla do të ishte i ngjashëm me një sulm ndaj biznesit rus dhe të sillte pasoja të padëshiruara pasi do të dëmtonte kompanitë britanike dhe aksionerët perëndimorë.

Që nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Londra është bërë një nga qendrat kryesore ku dërgohen paratë nga ish republikat sovjetike.

Kundërshtarët e Presidentit Putin vazhdimisht i kanë bërë thirrje Perëndimit të marrë masa ndaj oligarkëve rusë. Megjithatë listat e sanskioneve tregojnë, se fuqitë kryesore ushtarake të Evropës, Britania dhe Franca, vazhdojnë të mbajnë qëndrime më të buta ndaj bizneseve ruse se sa Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2014, për shembull, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj Igor Sechin-it, drejtorit ekzekutiv të firmës më të madhe ruse të prodhimit të naftës “Rosneft”.

Bashkimi Evropjan dhe Britania nuk kanë vënë saknsione ndaj tij, që është një prej njerëzve më të fuqishëm në Rusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)