28 Mars 2024

SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor

Washington, 4 mars - Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për shpërthim zjarri në termocentralin Zaporizhzhia.

Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

"Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë," tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.

"Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt", ka shkruar ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)