18 Prill 2024

SHBA, 500 milionë dollar ndihmë për Pakistanin

Washington, 20 korrik - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton bëri të njohur një ndihmë prej më tepër 500 milionë dollarësh për Pakistanin, ndërsa SHBA përpiqen të fitojnë besimin e popullit skeptik të një vendi aleat në luftën kundër ekstremizmit në Afganistanin fqinj.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e jashtëm pakistanez Shah Mehmud Qureshi sot në Islamabad, zonja Clinton tha se energjia, uji, shëndetësia dhe projektet e zhvillimit do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Pakistanit.

Ajo tha se ndihma gjithashtu do të ndërtojë një partneritet më të fortë mes SHBA dhe Pakistanit. Projektet e ndihmave janë pjesë paketës së ndihmave prej 7,5 miliardë dollarësh, që synon t'i bindë pakistanezët se SHBA jo vetëm që janë fokusuar në mbështetjen e Pakistanin në luftën kundër talebanëve dhe militantëve të al-Kaidës, por edhe se janë të përkushtuar në përmirësimin e jetës së pakistanezëve.

Ministri i Jashtëm pakistanez tha sot se shtimi i bashkëpunimit me SHBA në fusha të ndryshme është tepër i rëndësishëm për ndryshimin e perceptimit publik për SHBA në Pakistan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)