27 Nëntor 2022

Shala merr çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”

Katmandu, 23 nëntor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala  po qëndron në Nepal ku ka pranuar zyrtarisht çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021” që iu nda nga zv/ Presidenti Nepalit Nanda Kishor Pun.

Në kuadër të vazhdimit të vizitës së saj zyrtare ajo sot ka takuar Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Nepalit Devendra Paudel të cilin e ka njoftuar me progresin që ka bërë Kosova në fushën e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe kulturës, sukseset e të rinjëve tonë kudo ne botë dhe garishmërinë e vendosjes së mardhënieve tona diplomatike.

Ajo i ka shpalosur edhe disa argumente pse duhet njohur shtetësia  e Kosovës nga Nepali si dhe i ka kërkuar fillimin e negociatave me qeverinë për njohjen e Republikës së Kosovës.

Ministri Paudel ka vlerësuar lartë punën e Ambasadores Shala dhe e ka uruar për cmimin e pranuar nga Nepali dhe i ka kerkuar që të ketë një vizitë zyrtare bilaterale Kosovë - Nepal si dhe ka shprehur dëshirën e plotë për të filluar punën rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.  

Takimi i Ambasadores Shala me ministrin Paudel është bërë në koordinim të plotë edhe me Ambasadorin e Kosovës në Bangladesh Guner Uraya.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)