28 Mars 2024

Serbia pritet te jetë porta hyrëse e Kinës në Evropë

Beograd, 16 shkurt - Kina dhe Serbia do të nënshkruajnë shumë shpejt një marrëveshje shumë milionë euroshe, e cila do të jetë e para e këtyre përmasave për Kinën në infrastrukturën evropiane.

Bëhet fjalë për ndërtimin e urës mbi Danub në Beograd. Serbia shpreson të kthehet në portën e Kinës në Ballkan dhe në Evropë.

“Si pjesë e strategjisë kineze, për të ecur përpara në planin global, Evropa ka një vend të rëndësishëm e në këtë kuptim, Serbia është zgjedhje e mirë”, thotë kryetarja e Zyrës së tregtisë së Serbisë.

Kina pas investimeve të mëdha në Afrikë dhe në Azi po kërkon të zgjerojë ndikimin në Ballkan dhe në Evropën Lindore, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)